Prishtina është futur në karantinë. Tash e disa ditë, hyrje dhe daljet në kryeqytetin kosovarë janë të bllokuara – përveç për rastet që janë të përcaktuara si përjashtime.
Rrugët, deri para disa jave të stërmbushura me vetura, tashmë janë pothuajse të zbrazëta.
Gjithçka po bëhet për të luftuar përhapjen e pandemisë, që edhe vendin tonë, sikurse tërë globin, është duke e sfiduar.
Fotografi Kushtrim Tërnava, përmes Gazetës Online ‘Reporteri.net’, ju sjell sonte një album fotografish që tregojnë ‘heshtjen’ në rrugët e kryeqytetit të Kosovës.