×
  • Lajme
  • Lajme

    RTK bëhet me drejtues të rinj

    Reporteri
    03 Nëntor 2020 | 15:02

    Radio Televizioni i Kosovës ka emëruar drejtuesit e rinj. Drejtor i përgjithshëm i televizionit është emëruar Festim Kabashi.


    Zv. drejtorët e përgjithshëm, u emëruan Mentor Shala dhe Lorik Arifaj.

    Drejtor i kanalit në gjuhën serbe u emërua Zhelko Tvrdishiq dhe drejtor i Radios u emërua Ernest Luma.

    Me këto emërime është kompletuar menaxhmenti i RTK-së, i cili për shkak të mungesës së anëtarëve të Bordit nuk kishte arritur të kompletohej deri më tash./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!