×
  • Lajme
  • Lajme

    Rufki Suma: Para orës 07:00 të mëngjesit e nisi punën në Komunë

    Reporteri
    23 Maj 2021 | 20:18

    Kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma, padyshim se është ndër kryetarët më të veçantë të komunave të Kosovës, ku si i pavarur i ka mposhtur të gjitha partitë politike.


    Suma në intervistën REPORTERI n’Komunë ka treguar si nis një ditë e tij fillon shumë herët.

    “Vazhdimisht në punë shkoj këmbë, shkoj para orës 07:00 të mëngjesit. Bëjë një ditar personal, nga paraluftës, pasluftës, gjitha aktivitetet e ditës se djeshme i shënoi aty, sepse gjatë ditës jam në takime, me zyrtarë e qytetarë, qoftë me ndonjë delegacion”, ka deklaruar ai.

    Suma ka treguar se edhe në shtëpi nuk kthehet deri rreth orës 19:00.

    “Në shtëpi nuk kthehem para orës 18:00-19:00. Pas orarit të punës me vozitësin dalim me i vizitu projektet”, ka deklaruar ai. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!