×
  • Lajme
  • Lajme

    Rugova – Abdixhikut: Pse gjithë ky presion mbi deputetët, LDK s’është parti komuniste që për gjithçka të vendos kryesia

    Reporteri
    31 Mars 2021 | 10:18

    Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të kësaj partie, Lumir Abdixhiku, i cili i bëri thirrje të martën që të mos merret me njerëzit e LDK-së, por të kontribuojë në parti.


    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rugova ka thënë se deputetët janë vërtetë të nominuar nga partia, por ata në radhë të parë janë përfaqësues të popullit dhe duhet të respektohen si të tillë, shkruan Reporteri.net.

    Tutje ai është shprehur se nuk ka nevojë që të bëhet gjithë ky presion mbi deputetët e LDK-së që ta votojnë Vjosa Osmanin për presidente, por ata duhet të veprojnë sipas bindjes dhe ndërgjegjes personale.

    “Që nga vitit 2014 LDK nuk e ka respektuar mendimin ndryshe dhe debatet janë mbyllur me fjalinë “ka vendosur kryesia”, thuajse jemi parti komuniste e kryesia është komiteti qendror. Kryesia nuk mund dhe nuk duhet më të vendosë për deputetin, përndryshe edhe ti je njësoj si ai para teje.”, shkruan tutje Rugova.

    Ky debat erdhi pas vendimit të kryesisë së LDK-së që të qëndrojnë në sallë ditën e seancës kur pritet të votohet për Vjosa Osmanin si presidente e Kosovës.

    Ky është postimi i plotë i Rugovës:

    Përgjigje Lumirit.

    Deputetët janë vërtet të nominuar nga partia, por ata në radhë të parë janë përfaqësues të popullit dhe duhet të respektohen si të tillë. Personalisht mendoj që duhet të marrim pjesë në votim, por nuk duhet të harrojmë që Vjosa nuk është kandidate e LDK-së, prandaj qëndrimi i duhur, vërtet demokratik, do të ishte: deputetët le të veprojnë sipas bindjes dhe ndërgjegjes personale.Pse gjithë ky presion vetëm mbi deputetët e LDK-së?!

    Që nga vitit 2014 LDK nuk e ka respektuar mendimin ndryshe dhe debatet janë mbyllur me fjalinë “ka vendosur kryesia”, thuajse jemi parti komuniste e kryesia është komiteti qendror. Kryesia nuk mund dhe nuk duhet më të vendosë për deputetin, përndryshe edhe ti je njësoj si ai para teje.

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!