×
  • Lajme
  • Lajme

    Rukiqi paralajmëron: Ndalja e prodhimit, rrezikon zingjirin e furnizimit

    Reporteri
    14 Mars 2020 | 10:25

    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka paralajmëruar se ndalja e prodhimit nëpër fabrika mund ta rrezikojë komplet zingjirin e furnizimit në vendin tonë, përcjell Buletini Ekonomik.


    Ai përmes një postimi në Facebook, ka treguar se si Qeveria e Kosovës nuk e ka ndaluar punën në sektorin privat, por që vetëm ka kërkuar që të riorganizohet për punën që mund të kryhet nga shtëpia apo në distancë.

    Ndërkohë punëtorët e këtij sektori, kanë refuzuar që të dalin në vendet e tyre të punës, pra aty ku prodhohet, ka sqaruar Rukiqi.

    Sipas tij puna e fabrikave, apo prodhimi nuk mund të kryhet nga shtëpia apo në shtëpi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!