×
  • Lajme
  • Lajme

    Rukiqi: S’do të ketë mbyllje totale për festa, masat ekzistuese duhet të respektohen

    Reporteri
    20 Dhjetor 2020 | 17:56
    Orari/Kufizimi i lëvizjes - Masat e reja - Reporteri
    © Reporteri.net / Foto: Kushtrim Tërnava

    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka bërë të ditur se nuk do të ketë mbyllje totale si pasojë e virusit COVID-19 gjatë festave të fundvitit.


    Ai ka thënë se pas takimeve që ka pasur me autoritetet vendimmarrëse janë pajtuar se mbyllja nuk do të jetë zgjidhje.

    Kujtojmë se kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se çdo të premte do të vendosin lidhur me masat e reja anti-covid.

    Njoftimi i tij pa ndërhyrje:

    Keto dite kam pranuar plot pyetje rreth mundesise per nje ri-mbyllje te ekonomise, per festat e fundvitit.

    Nga takimet dhe komunikimet e fundit me autoritetet vendimmarrese, jemi pajtuar qe mbyllja totale nuk eshte zgjidhje dhe do te ishte me pasoja fatale per ekonomine, por masat ekzistuese duhet te respektohen me rigorozitet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!