×
  • Lajme
  • Lajme

    Rusi Mikhail Krasnoshchenkov shpallet person Non Grata, urdhërohet ta lëshojë menjëherë Kosovën

    Reporteri
    31 Maj 2019 | 10:13

    Shtetasi rus Mikhail Krasnoshchenkov, i cili u arrestua gjatë aksionit të së martës në veri, është shpallur person ‘Non Grata’, shkruan Reporteri.net.


    Lajmin e ka ka bërë të ditur Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili tha  se ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Jashtme që  në bazë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore shtetasin rus Mikhail Krasnoshchenkov ta shpallë person ‘Non Grata’.

    “Sot, kam kërkuar nga Ministria e Punëve të Jashtme që në bazë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore të shpallim shtetasin rus z.Mikhail Krasnoshchenkov si person ‘Non Grata’. Vendimi është marrë sot ndaj këtij personi që punon si staf ndërkombëtar në Kombet e Bashkuara, dhe të njëjtit i urdhërohet që ta lëshojë territorin e Republikës së Kosovës. Ky vendim ka hyrë në fuqi, sot nga 31 maj 2019”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

    Haradinaj ka njoftuar se ky vendim është marrë për shkak të veprimeve të shtetasit rus kundër rendit kushtetues të Kosovës, vlerave universale, paqes dhe stabilitetit. Ai i ka bërë thirrje Përfaqësuesit të Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë që të respektojë këtë vendim.

    “I bëj thirrje Përfaqësuesit të Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë të respektojë vendimin. Vendimi është marrë për shkak të veprimeve të shtetasit rus kundër rendit kushtetues të Kosovës, vlerave universale, paqes dhe stabilitetit!”, ka shkruar ai. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!