Eksperti i strukturave të ndërtimeve të larta, Besian Sinani, ka folur rreth gjendjes në të cilën gjendet Kosova sa i përket sigurisë së objekteve.
”Në Kosovë e kemi një gjendje pak më të mirë. Duhet të ketë një proces të investigimit për të parë nëse është realizuar në bazë të asaj që kërkohet”.
Shumica e objekteve në Kosovë, sidomos në Prishtinë që është dendësia më e madhe nuk kanë një panel teknik. Duhet të bëhet një simulim i tërë këtij procesi e në fund të ketë një certifikatë, që ajo të dëshmojë për shëndetin e secilit objekt”.
”Ne duhet të kemi një investigim e ai duhet të merret nga proceset, që janë organizime cilësore – pra duhet të ketë një organizatë të shtetit. Në kuadër të ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë është një departament. Duhet qenë të përgatitur profesionalisht për këto objekte. Sepse ka lloj lloj objektesh. Shumicën e rasteve në Prishtinë ndërtesat e kanë kthyer ndryshe sistemin strukturor”, ka deklaruar Sinani.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.