Ministri i Financave, Hekuran Murati është përplasur sot në mbledhjen e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Trasnfere në Kuvendin e Kosovës me dy deputetët e PDK-së, Ferat Shala e Mërgim Lushtaku, gjatë shqyrtimit të Projektligjit për buxhetin e vitin 2025.
“Ministër tregona një shifër, sa ke marrë nga ambalazhuesit e ujit?” e ka pyetur deputeti Shala, ministrin Murati.
“Buxheti për vitin e ardhshëm parashihet t’i ketë 3.6 miliardë euro, pa e rritë asnjë tatim.”, u përgjigj Murati.
Shala sërish insistoi duke e pyetur se sa para ka marrë nga ambalazhuesit e ujit.
“Me pas kanë që marrim na e falim tarifa nuk ish rrit buxheti.”, u përgjigj Murati.
Shala e pyeti edhe për investimet kapitale në Ministrinë e Mbrojtjes dhe rezervat shtetërore.
“Sa në total e buxhetit është për investime kapitale… Qysh arsyeton 25 për qind të investimeve kapitale në raport me 32 për transfere”, tha ai.
Ministri Murati, foli edhe për rritjen e pensioneve ka bërë që të rriten subvencionet dhe transferet.
Ai tha se premtimet që po i bën PDK-ja për zgjedhjet e 9 shkurtit janë të paplanifikuara, të pasakta dhe rrena.
“I kemi rritë pensionet. Si po mendoni ju me i rritë pensionet pa i rritë subvencionet dhe transferet. Kjo tregon se edhe premtimet që i bëni i keni totalisht të paplanifikuara, të pasakta dhe rrena”, theksoi Murati.
Pas kësaj deputeti Shala, tha se ministri Murati po manipulon.
“Tash po e shoh se ke ardh me manipulu buxhetin dhe opinionin. Definitvisht ke ardh me manipulu këtu”, theksoi Shala.
E Murati, tha se buxheti 3.6 miliardësh i vitit të ardhshëm është i zhvillimit të Kosovës.
Ministri Mrati u shpreh se në buxhet janë të parapara rritja e pensioneve, rritja e shtesave për fëmijë, rritja e njësive të koeficientit në sektorin publik.
“Buxheti për vitin e ardhshëm parashihet të jetë 3 miliardë e 607 milionë euro. Ky buxhet parashihet të financohet nga të hyrat buxhetore në nivelin 3 miliardë e 305 milionë euro, kurse pjesa tjetër prej 300 milionë euro do të jetë deficiti buxhetor, e që në kuadër të rregullës fiskale parashihet të jetë saktësisht dy për qind e bruto-prodhimit vendor. Për të ardhur te ky buxhet janë marrë parametrat e zhvillimit ekonomik dhe performancën së vitit aktual. Inflacioni deri në shtator të këtij viti ka qenë 1.9 për qind, duke shfaqur një tendencë të rënies.
Pritet që i njëjti trend të vazhdojë edhe gjatë vitit të ardhshëm që mundëson rikthimin e rritjes ekonomike dhe performancës së të të hyrave buxhetore në nivelin mbi mesataren historike…Deri në fund të vitit presim që në terma real ekonomia të zgjerohet me 4.5 për qind, kurse 6.6 për qind në terma nominal…Investimet kapitale parashihet në zgjerohen në infrastrukturën hekurudhore, rrugore, të menaxhimit të ujërave dhe po ashtu duke mos harruar shtimin e buxhetit për infrastrukturën sportive”, tha ai.
Edhe anëtari i komisionit nga radhët e PDK-së, deputeti Mërgim Lushtaku vlerësi se buxheti Ai tha se buxheti i prezantuar është i planifikuar dobët dhe që s’do të ketë rezultate konkrete në implementimin e tij.
Sipas tij, qeveria Kurti ka mashtruar qytetarët me premtimet e tyre boshe, të cilat siç konsideroi Lushtaku tani nuk janë të parapara në buxhetin e vitit 2025.
“Një buxhet i planifikuar dobët dhe Si pasojë e kemi edhe një realizim të keq të buxhetit sepse kur e shohim rezultatin e implementimit, sigurisht ndërlidhet edhe me planifikimin e dobët dhe të keq të tij. Këtë e themi me dëshmi, pastrime financiate. Buxheti kryesisht ka shkuar në shpenzime koti të mallrave dhe shërbimeve, subvencioneve pa asnjë efekt në ekonomi. Kurse realizimi i shpenzimeve kapitale ka qenë nën çdo nivel të komunikimit. Përqindjen e realizmit janë të ulëta dhe ato që janë realizuar janë keqpërdorur përmes tenderime njëburimore. Thjeshtë janë vjedh për interesa të grupeve partiake të partisë në pushtet, LVV-së”, tha Lushtaku.
Lushtaku tha se realizmin e keq të buxhetit e kanë dëshmuar edhe raportet e auditorit, të cilët sipas tij për vite me radhë kanë dhënë rekomandime të rekomanduara për pasqyrat financiare.
Lushtaku tha se Qeveria ndërhyri edhe në raportet e auditimit.
Lushtakut i reagoi ministri Murati, i cili tha se qytetarët e dinë se kush po mashtron dhe kush po realizon premtimet.
“Qytetarët e dinë se kush po mashtron e kush po realizon atë çka ka thënë. Ne kemi përfshirë në buxhet të gjitha premtimet që kemi dhënë, pasi ne sot po e marrim pensionin me rritje, shtesat, qytetarët e shohin se kush premton dhe kush mashtron realisht. Kemi pa edhe ju herën e fundit që keni qenë në qeveri. Premtimet kanë qenë për 200 mijë vende pune, fonde zhvillimore e në fund kemi përfundua duke rritë pagat 100 për qind për veti, ndërsa shërbyesve publik i keni rritë pagat 4 për qind”, u përgjigj Murati.
Por, Lushtaku tha se PDK-ja s’ka mundur të realizojë premtimet e saja, pasi prej vitit 2014 nuk e ka pasur kryeministrin, por ka qenë në bashkëqeverisje.
“Me pas edhe kryeministrin nga viti 2014 e tutje të garantojë se edhe 200 mijë vende të punës do të ishin të realizueshme. Por sigurisht kur nuk e ki kryeministrin pengohesh”, tha ai.