Ish-komandanti i UÇK-së, Sabit Geci është raportuar se është pagëzuar në Famullinë e Shën Mëhillit në Doblibarë.
Përveç fesë, Sabiti, sipas raportimeve e ka ndërruar emrin dhe se tani e tutje do të quhet Kastriot.
“Kastriot, unë po të pagëzoj në emër të Atit, të Birit e të Shpirtit Shenjt! Amen”, thuhet në njoftimin e Famullisë së Shën Mihillit të publikuar në faqen e tyre në Facebook.
Mirëpo, ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sabit Geci ka mohuar se e ka ndërruar emrin dhe fenë.
“Këto janë hajgare”, tha ai, derisa shtoi: “Unë absolutisht nuk kam nevojë me e ndërru fenë sepse nuk jam fetar fare”, tha Geci.
Për 28 Nëntor, Geci tha se e ka vizituar kishën në Llapushnik të Drenasit dhe një xhami në Podujevë, imamin e së cilës tha se e ka mik. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.