×
  • Lajme
  • Lajme

    Salih Salihu flet pas zgjedhjes së Molliqajt kryetar i PSD-së: Do të jemi opozitë e fortë, edhe pse jashtë Kuvendit

    Reporteri
    15 Dhjetor 2019 | 23:49

    Partia Socialdemokrate e Kosovës e cila në zgjedhjet e 6 tetorit dështoi duke mos arritur të mos marrë asnjë deputet edhe pse ishte në koalicion parazgjedhor me AAK-në, sot ka bërë ndryshime në kreun e saj.


    Shpend Ahmeti u largua nga pozita e kryetarit dhe konfirmoi se nuk do të jetë më pjesë e subjektit.

    Në vend të tij si kryetar erdhi Dardan Molliqaj, i cili përmes votimit të fshehtë mori 83.7% të votave.

    Për të biseduar për procesin e sotëm dhe çfarë do të ngjajë ditët në vijim Reporteri.net ka biseduar me Salih Salihun ish-deputet i kësaj partie.

    Ai ka konfirmuar se në ditët në vijim, pra brenda këtij viti do të zgjedhen edhe strukturat tjera të partisë.

    “Ditët e ardhshme deri në përfundim të këtij viti do të zgjedhen edhe nënkryetarët e partisë dhe strukturat tjera”, tha Salihu për Reporteri.net.

    Ai premton se PSD edhe pse parti jo parlamentar do të mbikëqyrë punën e qeverisë së re.

    “Mendoj që është e nevojshme me pas qeverisje solide. Dy partitë që kanë dale të parat në zgjedhje po vërehet se kanë mospajtime dhe po ia tregojnë ‘dhëmbin’ njëra-tjetrës. Po diskutojnë për çështje pozitash e jo për zgjedhjen e problemeve të qytetarëve. Si parti do të jemi një opozitë e fortë edhe pse jashtë Kuvendit, por do të shohim se sa po lëshohen nga parimet që kanë”, ka deklaruar ai.

    Salihu ka thënë nga debate që kanë bërë si parti ku morën rezultat zhgënyes ka pare se ka shumë të interesuar të jenë pjesë e kësaj partie.

    “Debatin që e kemi zhvilu me nivel të lartë kulturës më ka dhënë shprese që këtij vendi i duhet një parti e tillë politike”, shton ai.

    Salihu thotë se është anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të PSD-së dhe nuk synon ndonjë pozitë tjetër.

    “Kam qenë dhe jam anëtar i Këshillit të parties. Nuk kam ambicie për pozitë të nënkryetarit”, ka deklaruar ai. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!