×
  • Lajme
  • Lajme

    Salihu: Za s’po guxojnë me ba prej Vjosës LPK-istat e VV-së, edhe naj ditë kanë me këndu himnin e Rugovës me lot në sy

    Reporteri
    09 Prill 2021 | 10:55

    Opinionisti kosovar, Fitim Salihu, ka ironizuar me zgjedhjen e Vjosa Osmanit si presidente e Republikës së Kosovës.


    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Salihu ka bërë pyetje se si e votuan ish-anëtarët e Lëvizjes Popullore të Kosovës, që tashmë janë anëtarë të Vetëvendosjes, Osmanin për presidente, shkruan Reporteri.net.

    “Nime, qysh e votun Vjosen keta LPK-istat e VV-se? Ajo e perdorke fjalen “LPK-ist” si sinonim i gogolit. Pos me fol per UDB-en: “Shiko sa LPK-iste ke perreth”.”, ka shkruar Salihu në Facebook.

    Ironia vazhdon duke thënë se ish-anëtarët e LPK-së ka mundësi që t’i dëgjojmë duke e kënduar himnin e ish-presidentit Ibrahim Rugova.

    “Plus ja u ka vnu flamurin e Rugoves aty ne Presidence, trrak. Zo s’po guxojne me bo prej Vjoses. Kur t’i nijsh naj dite tu thone: “kryetar i LPK-se ka qene Tahir Zemaj”. Ose tu e knu himnin e Ibrahim Rugoves me lote ne sy. ”, ka thënë ai.

    Kujtojmë se vite më parë kur Vjosa Osmani ishte pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, pati thënë në Kuvend se nuk do të bëhet kurrë pjesë e Vetëvendosjes.

    Osmani pyeste Kurtin se sa njerëz të PDK-së dhe LPK-së ke në parti.

    Ajo thoshte se kjo është edhe arsyeja se pse ajo dhe Lumir Abdixhiku kurrë nuk do t’i bashkohen Lëvizjes Vetëvendosje.

    “ Vetëm shiko sa ish-deputetë të PDK-së ke përreth, shiko sa ish-LPK-ist ke përreth. Dhe do ta marrësh përgjigjen pse unë e Lumiri, jo sot, por kurrë nuk do të vijmë në Vetëvendosje”, pati thënë Osmani.

    Ky është postimi i plotë i Salihut:

    Nime, qysh e votun Vjosen keta LPK-istat e VV-se? Ajo e perdorke fjalen “LPK-ist” si sinonim i gogolit. Pos me fol per UDB-en: “Shiko sa LPK-iste ke perreth”. Plus ja u ka vnu flamurin e Rugoves aty ne Presidence, trrak. Zo s’po guxojne me bo prej Vjoses. Kur t’i nijsh naj dite tu thone: “kryetar i LPK-se ka qene Tahir Zemaj”. Ose tu e knu himnin e Ibrahim Rugoves me lote ne sy.

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!