Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka thënë se të gjithë zyrtarët publikë të cilët marrin paga nga buxheti i Kosovës dhe të cilët nuk mund ta justifikojnë pasurinë, ajo do të konfiskohet nga Gjykatat e Kosovës.
Zëvendësministri Sallahu ka thënë se ky projektligj i shërben vetëm luftimit të korrupsionit të zyrtarëve publikë, asgjë më shumë.
“Prandaj, këtij projektligji duhet t’i hapim rrugë të hyjë në fuqi dhe të konfiskojë atë pasuri që nuk është në përputhje me të ardhurat e personave publikë”, ka thënë Sallahu.
Sipas tij, nëse një pagë e caktuar nuk e mbulon një pasuri që është e paligjshme, ajo pasuri duhet të konfiskohet.
“Agjencia e cila është e përcaktuar me këtë projektligj vetëm e verifikon pronën dhe pasurinë e personave publikë, kurse Gjykata e sekuestron ose e konfiskon pasurinë e tillë”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se konfiskimin e pasurisë si kompetencë ekskluzive dhe kushtetuese e ka vetëm sistemi i drejtësisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.