Nënkryetari i PDK-së, Sami Lushtaku, ka folur rreth rifillimit të dialogut me Serbinë i cili pritet të rinis në muajin qershor të këtij viti.
Ai është deklaruar se ende nuk është diskutuar në Këshillin e partisë nëse do të marrin pjesë në takim me Kurtin për çështjen e dialogut, ku ky i fundit ka bërë të ditur se do t’i ftojë të gjitha partitë opozitare para se të niset në Bruksel.
“Nuk e kemi diskutuar këtë në Këshill të partisë, për mendimin tim Kurti e ka votën e qytetarëve, ai nuk është mirë me ba lojna, ai duhet me vazhdu me dialogun dhe më atë që e ka marrë për obligim me qeverisë këtë vend’’, tha ai.
PDK kishte qenë pjesë e procesit të dialogut deri në fund të vitit 2019 si pjesë e qeverive të ndryshme të vendit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.