×
  • Lajme
  • Lajme

    Samiti i Ballkanit Perëndimor: Rama e pret Kurtin

    Reporteri
    10 Qershor 2021 | 12:46

    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, është pritur në hyrje të pallatit të Brigadave nga kreu i qeverisë Edi Rama.


    Tirana këtë të enjte është shndërruar “kryeqendra”, e Ballkanit Perëndimor ku liderët e vendeve janë bërë bashkë në Samitin e organizuar Shqipëri.

    Pjesë e këtij samiti është edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili është pritur në hyrje të pallatit të Brigadave nga kreu i qeverisë Edi Rama.

    Shqipëria është këtë herë mikpritësja e samitit të radhës i cili zhvillohet në Pallatin e Brigadave, ku pjesë do të jenë liderët e Kosovës, Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës.

    Ndërkohë, drejtimi i këtij Samiti do të bëhet nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe dhe Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!