×
  • Lajme
  • Lajme

    Sapo kryen takimin me Vuçiqin në Amerikë, Thaçi niset për Kosovë: Thotë se ka diçka për të kumtuar në Kuvend

    Reporteri
    02 Mars 2020 | 20:57

    Presidenti Hashim Thaçi ka konfirmuar se ka zhvilluar takim me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq në Shtëpinë e Bardhë, ku i pranishëm ishte edhe ambsadori Richard Grenell.


    Thaçi thotë se pret që menjëherë, të mërkurën apo të enjten, t’i mundësohet raportimi në Kuvendin e Republikës së Kosovës, për t’i njoftuar deputetët dhe qytetarët e Kosovës për takimet në Uashington dhe më specifikisht për takimin e sotëm, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    Sapo përfundova një takim të përbashkët me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Shtëpinë e Bardhë, me ftesë të emisarit special për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ku i pranishëm ishte edhe Këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien.

    Kosova është e bekuar me mbështetjen e Amerikës dhe Presidentit Trump.

    Tani jam rrugës për në Kosovë. Pres që menjëherë, të mërkurën apo të enjten, të më mundësohet raportimi në Kuvendin e Republikës së Kosovës, për t’i njoftuar deputetët dhe qytetarët e Kosovës për takimet në Uashington dhe më specifikisht për takimin e sotëm.

    Duke qëndruar të bashkuara institucionet, partitë politike dhe qytetarët, Kosova do të jetë edhe më e fortë.

    SHBA është shpresa dhe besimi ynë. Jemi mirënjohës përjetë! HTH

    https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/posts/3518034758266858?__xts__%5B0%5D=68.ARAbTBsfQbL6Vo4j5Lvv_Klff-AD1oK8ilzeZCnCfFjB7WCLNHT3byo9Ti2zfpq12CQZ2Iba0veAeThLx_K1sl9AvdAZenHYcCTrdxfKKs6CoWzieTPG3VNBmcCmOBNYmvdOQ_59U5lY7IBNS5G9q90ObzcVkW7x4cKmav0Ogec2NPraxwfUCfHR8cGM0-H4bFAW3uWWbaHPAkSvsVE4duz9HbvlL90HrGVvKiNS7VdWgEKWDUN8v9Nevi47ELr1EIcGBOMkyuHxx0MxLX4ommTu6iA6mvNmj0TOaTGKhkYsxSyB9_pn5cZcIug_C0McK5luMs-eG3G6xPwuOkM2jw&__tn__=-R

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!