Kuvendi i Kosovës po mbanë seancë të veçantë plenare ku po diskutohet për personat me aftësi të kufizuara, seancë kjo e e thirrur nga deputeti i LDK-së, Fetah Rudi.
Pjesë e kësaj seance është edhe zv.kryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, i cili ishte paralajmëruar nga Lëvizja Vetëvendosje se nuk do të lihej të hynte më në sallën e seancave, pas deklaratës së tij lidhur me personat e pagjetur, ku opozita e akuzon se ka thënë se kjo temë është ezauruar, çka e mohon numri dy i qeverisë.
Për pjesëmarrjen e Selmanajt në Kuvend, ka reaguar edhe deputetja Saranda Bogujevci e cila e ka quajtur të paftyrë zëvendëskryeministrin.
Bogujevci ka thënë se Selmanaj po e shfrytëzon seancën ku po diskutohet për persona me nevoja të veçanta për të qenë i pranishëm në sallën plenare të Kuvendit.
“Ky njeri nuk ka as fytyre e as dinjitet. Shfrytëzon seancën ku po diskutohet për persona me nevoja të veçanta për të qenë i pranishëm në sallën plenare të Kuvendit.
Nuk mund të kuptoj se si nuk e di kur është mjaft për ta lëndimi dhe mos respekti ndaj qytetarëve”, ka shkruar ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.