×
  • Lajme
  • Lajme

    Sava Janjiq akuzon Ramush Haradinajn, reagon kryetari i Deçanit

    Reporteri
    21 Maj 2020 | 14:09

    Igumeni i manastirit të Deçanit, Sava Janjiq është ankuar për tokën e manastirit duke thënë se po konfiskohet prona dhe po ndërtohet një autostradë pranë saj.


    Janjiq ka thënë se prapa komunës së Deçanit që nuk po e kthen tokën e manastrit edhe pas vendimit të gjykatës qëndron Ramush Haradinaj.

    “Prapa komunës së Deçanit, janë klanet më të fuqishme në këtë pjesë të Kosovës nën ndikimin e fortë të Ramush Haradinajt dhe qëllimi është që të merret prona e manastirit dhe të ndërtohet një autostradë pranë saj”, i ka thënë Janic mediumit serb Sputnik.

    Nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur reagimi zyrtar nga kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj. I pari i komunës ka thënë se njeriu që u kujdes për Manastirin nuk mund të jetë pengesë.

    “Njeriu që në etapa të ndryshme e tejet të rëndësishme, e mbrojti dhe u kujdes për Manastirin smundë të jetë pengesë.

    Sava Janjiq, duhet të thotë të vërteten dhe të jetë i përgjegjshem në deklarimet e tijë, të mos bëjë politikë në emër të Kishës.

    Ne kemi dëshmuar vullnet të përhershëm në mbrojtjen e vlerave Shtetërore” shkruan Ramosaj në reagim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!