Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë që pandëshkueshmëria e kriminelëve në zonën e veriut të Kosovës ka përfunduar.
Sipas Sveçlës, shumica e organizatorëve janë të njohura për Policinë dhe AKI-në.
Tutje ai tha se përgjigja e institucioneve të Kosovës ndaj këtyre “kriminelëve” do të jetë e shpejtë dhe e pakompromis, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“..shumica prej organizatore edhe prej dhunuesve të drejtë për drejt të ligjit janë të njohur për policisë e Kosovës dhe për AKI-në. Po punojmë jo vetëm në identifikimin e tyre, po edhe shkallën e fajësisë dhe lokacionin e tyre. Dhe unë lirisht mund të them se koha e pandëshkumërinë për kriminelët në këtë zonë(në veri të Kosovës) ka përfunduar. Përgjigja e institucioneve të RKS-së do të jetë e shpejtë, do të jetë e drejtë dhe e pakompromis. Cilido që shkel ligjin, cilido që rrezikon zyrtarët policor, qytetarët, mediat por edhe pjesëtarët e miopeve ndërkombëtare do të vihet para ligjit”, ka thënë Sveçla, në RTV Dukagjini.
Ministri Sveçla theksoi se Policia e Koosvës, Agjencia e Kosovës për Interlegjencë (AKI) dhe Ministria e Punëve të Brendshme nuk do të ndalen pa përfunduar të gjithë kriminelët prapa grilave./Reporteri.net./
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.