×
  • Lajme
  • Lajme

    Seanca e Kongresit në Amerikë frikëson serbët: Të ftuar 3 lobistë shqiptarë

    Reporteri
    08 Dhjetor 2020 | 13:47
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç

    Seanca dëgjimore e cila është paraparë të mbahet në Komisionin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duket se nuk po pritet aspak mirë në Serbi.


    Arsyeja për këtë del të jetë pjesëmarrja e tre ekspertëve për Ballkanin Perëndimor, ku pritet të jepen rekomandime për administratën e ardhme të udhëhequr nga Joe Biden, rreth qëndrimeve që duhet mbajtur ndaj rajonit dhe raporteve mes Kosovës e Serbisë.

    Këtë e dëshmon një raportim i mediumit serb B92, i cili shkruan se ”Fati i marrëdhënieve SHBA-Serbi po formësohet nga një organ amerikan që është mbledhur sot”.

    ”Të ftuar, tre lobistë shqiptarë”, është qasja që i është dhënë tërë artikullit, referuar pjesëmarrjes së komitetit i cili kryesohet nga Kongresmeni Eliot Engel, mbështetës i madh i Kosovës.

    Gjithashtu ky artikull ndërlidh edhe pjesëmarrjen në këtë panel edhe të Madeleine Albright, e cila shërbeu si ambasadore e SHBA-së në OKB e sekretare e shtetit gjatë viteve 1990, si dhe ishte aktive gjatë konflikteve në Ballkan në vitet 1990.

    Veç tyre, pjesë e kësaj seance do të jetë edhe profesori i njohur i Universitetit ”Johns Hopkins” Daniel Serwer, i cili thuhet se do të rekomandojë ndaj Administratës Biden, që të angazhohet më fortë për të sjellë njohjen e shtetësisë së Kosovës, nga Serbia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!