×
  • Lajme
  • Lajme

    Seanca e Kuvendit ku debatohet për menaxhimin e situatës me pandeminë nga Qeveria Kurti vazhdon në ora 15:00

    Reporteri
    27 Prill 2021 | 12:20

    Sot në ora 15:00 do të vazhdojë debati në Kuvend të Kosovës për menaxhimin e situatës me pandeminë nga Qeveria Kurti.


    Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Kuvendi i Kosovës.

    Debat parlamentar për pandeminë është mbajtur edhe dje për disa orë në Kuvend.

    Aty ka pasur disa pyetje drejtuar Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitisë dhe akuza mes pozitës dhe opozitës.

    Opozita e ka kritikuar Qeverinë, saktësisht kryeministrin Albin Kurti që e ka injoruar seancën duke u larguar nga aty sapo filloi diskutimi për pandeminë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!