×
  • Lajme
  • Lajme

    Seanca e Kuvendit nis me ngushëllime ndaj familjarëve të të vdekurve të aksidentit të mbrëmshëm

    Reporteri
    23 Shkurt 2023 | 10:48

    Seanca e Kuvendit të Kosovës, sot ka filluar me ngushëllimin ndaj familjeve të të vdekurve në aksidentin e mbrëmshëm në rrugën Ferizaj – Shtime.

    Konjufca u shprehu ngushëllime familjarëve të të vdekurve të aksidentit.

    “Ngushëllimet më të sinqerta për familjet të cilët i hupën më të dashurit e tyre, çoftë ky rasti i fundit për Kosovën”, tha Konjufca.

    Derisa, kujtojmë se një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur rreth orës 19:00 të së mërkurës në rrugën Ferizaj – Shtime, ku si pasojë katër persona kanë ndërruar jetë, ndërsa dy të tjerë janë të lënduar, njëri rëndë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!