×
  • Lajme
  • Lajme

    Seanca e Kuvendit nis një orë me vonesë, nuk ka kuorum për rezolutën e dialogut

    Reporteri
    18 Shtator 2020 | 11:18

    Më shumë se një orë me vonesë ka filluar seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës.


    Seanca e paraparë të nisej në ora 10:00 ka filluar në ora 11:10 për shkak të mungesës së deputetëve.

    Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka thënë se nuk ka kuorum të mjaftueshëm për të votuar rezolutën e LVV’së për dialogun.

    “Nuk kemi kuorum të mjaftueshëm për të votuar propozim rezolutën për dialogun, por, mund të procedojmë me pikat tjera të rendit të ditës”, ka thënë Osmani.

    Ajo ka bërë të ditur se për shkak të mungesës së kuorumit, vazhdohet me një pikë tjetër të rendit të ditës.

    “Pika e radhës është interpelanca e Ministrit të Arsimit, Ramë Likaj e nënshkruar nga deputetë të LVV’së për kushtet e mësimit në Kosovë. Në bazë të rregullores, interpelanca mund të zgjasë deri në tri orë”, ka thënë kryeparlamentarja Osmani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!