×
  • Lajme
  • Lajme

    Seanca për rrëzimin e Qeverisë, Vjosa Osmani e shtynë konferencën e paralajmëruar

    Reporteri
    24 Mars 2020 | 16:20

    Kryetarja e Kuvendi të Kosovës ka shtyrë edhe për një orë konferencën e paralajmëruar për media nga ku do të tregonte nëse do të caktojë seancën për votimin e mocionit të LDK’së për rrëzimin e Qeverisë.


    Siç kanë njoftuar nga Kuvendi, konferenca është shtyrë meqenëse është duke vazhduar ende mbledhja e Kryesisë së Kuvendit.

    Ndërkohë vetëm para pak minutash, QUINT i ka kërkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës që të rishqyrtojë edhe një herë mocionin për rrëzimin e Qeverisë.

    “Konferenca për media e kryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e paraparë për në orën 16:00, për shkak të vazhdimit të mbledhjes së Kryesisë, shtyhet për në orën 17:00”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!