×
  • Lajme
  • Lajme

    Seanca për votimin e Osmanit si presidente pritet të mbahet sot

    Reporteri
    02 Prill 2021 | 12:19

    Me votimin e komisione parlamentare dhe miratimi ne përbërjes së tyre, është bërë mbyllja e kësaj seance.


    Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka bërë mbylljen e punimeve të kësaj seance.

    Gazeta Online ‘Reporteri.net’ mëson se pritet të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit dhe se tashmë janë mbledhur nënshkrimet e nevojshme për seancë të jashtëzakonshme për votimin e Vjosa Osmanit për presidente.

    Burimet e Reporterit bëjnë të ditur se seanca pritet të mbahet sot, por që ende nuk dihet ora e saktë.

    Kujtojmë se Osmani dhe Vv kanë kohë deri të hënën e 5 prillit që t’i nisin procedurat për zgjedhjen e presidentit, sepse afati prej një muaji për zgjedhjen e kreut të shtetit para përfundimit të mandatit të presidentit aktual, vlenë edhe për ushtruesin e detyrës. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!