Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë hyrë në sallën plenare ku pritet të votohet Qeveria Kurti 2.
Deputetët e VV-së janë të parët që kanë arritur në sallë, dhe po presin që për pak të fillojë seanca, ku kreu i tyre i partisë pritet të bëhet kryeministër i vendit.
Gazetari i “Reporteri.net”, i cili po përcjell zhvillimet e Kuvendit ka dërguar foto ku shihen deputetët e VV-së në sallë dhe duke biseduar me njëri-tjetrin.
Ndërsa ende në sallë nuk kanë arritur deputetët e PDK-së, LDK-së e AAK-së, por as komuniteteve, shkruan Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.