×
  • Lajme
  • Lajme

    Sejdiu: Avdullah Hoti ofendon dhe shpif për PSD’në, këndej kërkon bashkëpunim

    Reporteri
    12 Korrik 2019 | 23:42

    Deputeti në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Partisë Social Demokrate, Dardan Sejdiu, ka folur pë zhvillimet e fundit në vend.


    Ai ka folur për zhvillimet politike kohët e fundit në vend, më saktësisht për mocionin e propozuar nga opozita dhe për deklaratën e Lutfi Hazirit që ka kërkuar bashkëpunim me PSD’në.

    Ai ka thënë se më në fund ka dalë dikush nga LDK’ja që po reflekton dhe nuk po del me deklarata kundër kësaj partie. Ai ka folur për qëndrimin e shefit të grupit parlamentar të LDK’së, Avdullah Hoti ndaj partisë së tij.

    “Ne e dimë retorikën e Avdullahit ndaj PSD’së”, ka thënë Sejdiu në T7

    “Ndonëse ofendon dhe shpif kundër PSD’së, ai këndej kërkon bashkëpunim”

    Ai ka thënë se i vjen mirë që më në fund dikush nga LDK’ja po kërkon marëveshje për të ardhmen.

    “E vërteta është se LDK’ja ka qeverisur bashkë me PDK’në për 15 vite” , ka shtuar Sejdiu.

    “E dimë që LDK ka potencial për ndërrim të mendimeve në momentin e fundit”

    Tutje Sejdiu ka treguar se për të qenë pjesë e mocionit partia e tij kërkon një plan afatgjatë dhe jo një ndërrim të pushtetit e jo të qeverisjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!