×
  • Lajme
  • Lajme

    Sekretari Blinken: 500 mijë dozat që i dhuruam Kosovës, e sjellin atë 20 përqind më afër qëllimit për vaksinim

    Reporteri
    20 Gusht 2021 | 17:17
    Vaksina nga SHBA për Kosovën

    Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndarë kontingjentin e parë prej 500 mijë doza të vaksinës Pfizer.


    Blinken tha se këto doza e sjellin 20 për qind më afër arritjes së qëllimit të Kosovës për vaksinimin.

    “Sot SHBA dhuroi Kosovës kontingjentin e parë të 500 mijë dozave Pfizer, duke e sjellë atë 20% më afër arritjes së qëllimit të saj të vaksinimit. E dhënë përmes COVAX, kjo dhuratë përfaqëson vlerat e përbashkëta dhe lidhjet e palëkundura midis njerëzve tanë. Së bashku mund ta mposhtim COVID-19″, ka shkruar Sekretari amerikan i Shtetit në llogarinë e tij në Twitter.

    Kujtojmë se sot, Kosova ka pranuar 35 mijë e 100 doza të vaksinës kundër COVID-19 Pfizer/BioNTech, dhuruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes programit COVAX.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!