Sekretari i OVL-së, Faton Klinaku, ka fyer rëndë pjesëtarët e Policisë së Kosovës, të cilët po monitorojnë bastisjen e EULEX’it brenda zyrës së organizatës së veteranëve.
Klinaku i revoltuar nga kërkesa e Policëve kosovarë për të ruajtur distancën mes njerëve, per shkak te gjendjes me pandemi, i ka sharë ata me nënë.
“Për çfarë distance je duke fol këtu. Ec shko lypja tjetër kujt distancën. Të q***** distancën e nanës!”, iu është përgjigjur i mllefosur, Klinaku policëve të Kosovës, teksa ata kërkonin nga gazetarët dhe anëtarët e OVL-së së UÇK-së që ndodhen jashtë zyrave të organizatës që të mbanin distancën sociale.
E gjitha ka ndodhur jashtë objektit ku ndodhen zyrat e OVL-UCK’së të cilat po bastisen nga EULEX’i me urdhër të Gjykatës Speciale.
Nga ky aksion, deri më tash është arrestuar kryearti i kësaj organizate Hysni Gucati, i cili pritet të dërgohet në Hagë, shkruan Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.