“Në Kosovë nuk ka pasur skandal më të madh sesa rasti i Martin Berishajt”. Kështu vlerëson kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas publikimeve se ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj është i përfshirë në një rast të shpëlarjes së parave.
“Vetëm fshehja e pasurisë së tij është e mjaftueshme për shkarkimin e tij. Ka shumë ka shumë pikëpyetje si është marrë nënshtetësia, a është bërë verifikimi tij nga agjencioni për inteligjencë. Ai po del se është edhe sekser i GEN-I-t serb”, është shprehur Krasniqi, njofton Klan Kosova.
“Është e pabesueshme t’i dilet në mbrojtje se me çfarë sigurie dalin dhe bëhen avokatë ambasadorit, presidentja, kryeministri, ministrja. 600 mijë euro për çfarë shërbime, edhe të jetë ambasador edhe i angazhuar në profesione tjera. Kurrë në jetë nuk e kam ditur që ai merret me ndërmjetësim të blerjes së energjisë”.
Ndonëse u themelua nga gjysma e dhjetorit të vitit 2016, biznesi në Mal të Zi i ambasadorit të Kosovës në Kroaci në të njëjtin vit rezulton se ka qarkulluar rreth 100 mijë Euro të hyra, derisa viti më i begatshëm për “MB Consulting” me Martin Berishajn të vetmin pronar dhe të vetmin të punësuar, rezulton të jetë viti 2017 kur biznesi i tij regjistroi rreth 1 milionë Euro të hyra.
Mbi gjysmë milioni të parave të derdhura në xhirollogaritë e këtij biznesi, sipas një raportimi në Slloveni, kanë hyrë nga Serbia, përmes filalit të GEN-I në Beograd – një rrjet tregtie energjetike nga Sllovenia, i shtrirë në tërë rajonin. Berishaj nuk ka folur nëse edhe pjesa e tjetër e të hyrave kanë të njëjtën prejardhje.
Afër 2 milionë Euro të hyra në biznesin e Martin Berishajt ku u derdhën paratë e GEN-I nga Beogradi