×
  • Lajme
  • Lajme

    Sekuestrohen 750 pula, dyshohet se u kontrabanduan nga Serbia

    Reporteri
    11 Tetor 2024 | 10:19

    750 pula që dyshohet se janë kontrabanduar përmes rrugëve ilegale nga Serbia në rajonin e Gjilanit, janë sekuestruar nga Dogana e Kosovës, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    Në një komunikatë për media, Dogana njofton se të enjten kanë ndalur një automjet me targa vendore dhe gjatë kontrollit janë gjetur 750 pula të gjalla, pa dokumente mbi prejardhjen e tyre.

    Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent në Gjilan, malli dhe automjeti sekuestrohen dhe dërgohet në terminalin doganor-Dheu i Bardhë. Rasti mbetet të procedohet nga njësitet e Doganës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!