Policia e Kosovës ka sekuestruar pesë pushkë gjysmë automatike në Prizren. Rastin e ka konfirmuar për Reporteri.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Ai ka bërë të ditur se sot rreth orës 14:05 policia ka marrë informacion se mbi fshatin Jeshkovë, Prizren pranë disa shtëpive malore, “dyshohet se janë disa persona të armatosur, si duket kanë dalë për gjueti.”
“Patrullat policore janë nisë në atë drejtim dhe në rrugën malore mbi fshat kanë has dhe e kanë ndaluar një automjet, në automjet gjendeshin 3 persona. Gjatë kontrollit të automjetit u gjetën tre armë të gjata, pushkë gjysmë automatike si dhe një rreth 30 fishekë”, tha ai.
Në dy automjete sipas tij, janë sekuestuar edhe dy armë të tjera – pushkë gjysmë automatike.
Sipas tij, të dyshuarit janë shoqëruar për në Stacionin Policor në Prizren ku janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.