×
  • Lajme
  • Lajme

    Selakoviq: E kemi përkrahjen e Iranit në lidhje me Kosovën

    Reporteri
    19 Prill 2021 | 11:10

    Irani është një vend që siguron mbështetje parimore, konstante dhe të qartë për çështjen e “integritetit territorial dhe sovranitetit të Serbisë në organizatat ndërkombëtare dhe forumet”, ka thënë ministri i jashtëm serb Nikolla Sellakoviq, pas një takimi me presidentin iranian Hassan Rohani dhe bisedimet me zyrtarët e atij vendi.


    Nikolla Sellakoviq ka thënë me këtë rast se Irani i siguroi mbështetje të vazhdueshme dhe të qartë për “çështjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të Serbisë” dhe mbështet “dëshirën e Serbisë për të kërkuar një zgjidhje për çështjen e Kosovës me mjete paqësore dhe diplomatike”.

    Sellakoviq i tha Rohanit se vizita e tij në Iran ishte “shumë e rëndësishme” dhe përcolli përshëndetjet e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!