×
  • Lajme
  • Lajme

    Selimi, Cramon-it pas vizitës në Speciale: Ky institucion po vazhdon me rekord të neveritshëm

    Reporteri
    17 Korrik 2020 | 23:51

    Pas vizitës së Viola Von Cramon në zyrat e Dhomave të Specializuara , dhe deklaratave të saj të bëra,  ka reaguar ish-ministri i Jashtëm Petrit Selimi, njëherit shef i Fondacionit të sfidave të Mileniumit.


    Ai ka përmendur raportueses për Kosovën, dënimet e pabaza të shqiptarëve për krime lufte në Kosovë, duke thënë se ky institucion i drejtësisë ndërkombëtare po mban rekord të neveritshëm.

    ”’Ju po thoni që prokurori po ndjek penalisht edhe kriminelët serbë? Sepse deri më tani, në të gjitha gjykatat në Hagë, Prishtinë dhe Beograd, ka dy herë më shumë shqiptarë sesa serbë të dënuar për krime lufte në luftën në Kosovë. Ky institucion duket se vazhdon këtë rekord të neveritshëm”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!