×
  • Lajme
  • Lajme

    Selimi: Për herë të parë që nga ’99-a, rritja ekonomike e Kosovës nën mesataren e Ballkanit Perëndimor

    Reporteri
    06 Tetor 2022 | 20:51

    Pas parashikimit të Bankës Botërore për rritje më të ulët ekonomike për vitin 2022 krahasuar me parashikimin e qershorit, ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi ka thënë se për herë të parë që nga lufta e vitit 1999, rritja ekonomike e Kosovës është nën mesataren e Ballkanit Perëndimor.

    Përderisa Banka Botërore parasheh rritje prej 3.1% të ekonomisë së Kosovës për vitin 2022, parashikimi për rritjen e përgjithshme të ekonomisë së Ballkanit Perëndimor është 3.4%.

    “Jo mirë. Banka Botërore ulë parashikimin për rritjen ekonomike të Kosovës. Për herë të parë që nga lufta e vitit 1999, Ekonomia zhvillohet më ngadalë se mesatarja e rritjes së Ballkanit Perëndimor. Rritja regjionale e ekonomisë për Ballkanin Perëndimor parashikohet të jetë 3.4% për vitin 2022”, ka shkruar Selimi në Twitter.

    Banka Botërore ka rishikuar një rënie në projeksionin e saj të fundit për rritjen ekonomike të Kosovës. Ndryshe nga projeksioni i qershorit kur parashikohej rritje prej 3.9%, tani parashikimi është që rritja ekonomike e Kosovës të jetë 3.1%. /GazetaExpress

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!