×
  • Lajme
  • Lajme

    Selimi për ofertën e Anton Qunit: Votoni kundër mocionit nëse doni të mos ketë rrëzim të Qeverisë

    Reporteri
    25 Mars 2020 | 18:24

    Lëvizja Vetëvendosje i është përgjigjur ofertës së Ministrit të Mbrojtjes, Anton Quni, i cili kërkoi nga Kryeministri Kurti që ta kthejë Agim Veliun dhe të reflektojë lidhur me taksën 100 përqind në mënyrë që t’i hapet rrugë vazhdimit të Qeverisë.


    Shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Rexhep Selimi ka thënë se në mënyrë që ‘ti hapet rrugë bashkëpunimit të mëtutjeshëm të të dy qeverive, LDK duhet ta votojë kundër mocionin e mosbesimit, shkruan Reporteri.net.

    Selimi ka potencuar edhe një herë se Agim Veliu nuk mund të kthehet në pozitë.

    “Gjatë pauzës ne ishim duke menduar që të reflektojmë, por para se ti përgjigjemi ne zotëri Quni mori një përgjigje nga Agim Veliu që Quni nuk ka pasur autorizim për diçka të tillë. Para se t’i përgjigjemi ne Qunit në iniciativën e tij u përgjigj Veliu. Nëse doni t’i hapni rrugë  vazhdimit të koalicionit, kemi vetëm një shancë jo duke kërkuar që brenda së njëjtës seancë të gjejmë zgjidhje, ta votoni kundër mocionin e mosbesimit”, ka thënë Selimi. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!