Shefi i Grupit Parlamnetar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka folur oër deklaratat e gazetarit Baton Haxhiu që në dialog të amnistojet krimet e luftës, si opsion për arritjen e paqes mes Kosovës dhe Serbisë.
“Që ta kuptojmë se cili është qëllimi i Thaçit e Vuçiqit në planet e tyre, mjafton ta dëgjojmë më pak vëmendje Batonin kur flet gjëra “ekskluzive””, ka thënë Rexhep Selimi për Kallxo.com në lidhje me deklaratat e Baton Haxhiut të dhëna në T7.
Haxhiu duke folur për një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë ka thënë se një marrëveshje e tillë do të duhej t’i ketë 3 elemente: 1. Gjykata Speciale dhe zhbërja e saj, 2. Amnistia në të dy vendet, pasi që pas 20 vjetësh s’ka çka dënohen njerëzit, dhe 3. Definimi i veriut, çka duam me veriun. Por perserisa reagon për një gazetar, Selimi që ka qenë një prej drejtuesve të UÇK-së nuk ka reaguar për deklartat e Shkëlzen Gashit, ish këshilltarit të kreut të Vv-së dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Gashi tha se njerëz në struktura komandues të UÇK-së kane vrarë serbë civilë dhe ai permendi një shifër prej 1000 personave të vrarë.
Kjo deklaratë ngjalli shumë reagime në Kosovë e Serbi, por nuk ngjalli reagimin e Rexhep Selimit./Reporteri