×
  • Lajme
  • Lajme

    Selimi takohet me Minxhozin: Roli i shtetit shqiptar i pazëvendësueshëm në avancimin e proceseve në vend

    Reporteri
    13 Tetor 2020 | 17:01

    Mistri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.


    Siç njofton kumtesa, ministri Selimi gjatë këtij takimi ka vlerësuar angazhimin e ambasadorit Minxhozi, si dhe ka shprehur mirënjohjen e tij për vëmendjen dhe besnikërinë me të cilën ndër vite shteti shqiptar e ka shoqëruar Kosovën.

    “Në takim u diskutua për bashkëpunimin e ngushtë dypalësh, koordinimin dhe intensifikimin e aktiviteteve me interes për të dyja vendet, me qëllim të arritjes së objektivave të përcaktuara nga dy qeveritë”, thuhet në njoftimin e bërë nga Ministria e Drejtësisë.

    Ministri Selimi po ashtu theksoi rëndësinë që ka bashkëpunimi me Ministrinë e Drejtësisë në Shqipëri, në funksion të fuqizimit të sundimit të ligjit dhe çdo hallkë tjetër të sistemit të drejtësisë.

    Me këtë rast Ministri Selimi e ka njoftuar Ambasadorin Minxhozi me ecurinë e reformave në drejtësi, agjendën legjislative si dhe nismat e tjera përfshirë procesin e llogaridhënies dhe vettingut.

    Në anën tjetër Ambasadori Minxhozi ka falënderuar ministrin Selimi për bashkëpunimin e ofruar dhe ka shprehur gatishmërinë për të përkrahur çdo nismë e cila është në funksion të konsolidimit të sistemit të drejtësisë në Kosovë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!