Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka thënë se UÇK-ja nuk është e rrezikuar nga deklarata e ish-këshilltarit të kryeministrit në detyrë Albin Kurti, Shkelzen Gashit.
Selimi gjithashtu ka theksuar se nuk ndan mendim të njejtë me Shkelzen Gashin edhe pse njihen prej kohësh.
“Kam pasur mijëra mesazhe për deklaratat e Shkelzen Gashit, unë nuk ndaj të njejtin mendim me të sepse nuk është një kontradiktë e jona e vonshme, është goxha e hershme. Epilogu i gjithë kësaj është se Kurti e liroj nga detyra”, tha Selimi.
“Kanë dashur të na vëjnë neve me barrë, nuk kam unë nevojë të mbrojë UÇK-në nga Shkelzen Gashi, ajo nuk është rrezikuar nga Shkelzen Gashi”, tha ai.
Selimi gjithashtu deklaroi që kërcënimet që i janë bërë Gashit janë të papranueshme.
“Nuk është aq e rëndësishme aq sa i kanë bërë bujë. Unë do ta rrezikoja UCK-në më shumë nëse do të deklaroja ashtu, sepse kam kompetenca. Unë distancohem nga kërcënimi që i është bërë Gashit dhe jo vetëm ndaj tij, por kushdo që kërcënohet në këtë mënyrë. UCK-ja është më e fortë se cdo deklaratë e ndokujt”, tha Selimi në Debat Plus.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.