×
  • Lajme
  • Lajme

    Selmanaj akuzon deputetët e VV-së se po bëjnë politikë me të pagjeturit: Zoti ka me ua kthy!

    Reporteri
    19 Nëntor 2020 | 13:51

    Me përplasje të shumta po vazhdon seanca e Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet për temën e të pagjeturit.


    Deputetët e VV-së dhe ata të PDK-së kanë pasur përplasje të ashpra me zëvendëskryeministrin Driton Selmanaj. Ata e akuzuan Selmanaj për deklaratat e tij se tema e të pagjeturve është “ezauruar”, shkruan Reporteri.

    Ishte deputetja e VV-së, Sarada Bogujevci e cila tha se Selmanaj duhet të turpërohet para se të dalë dhe të flasë në foltoren e Kuvendit për çështjen e të pagjeturve.

    “Ti nuk ki drejtë me dalë foltore dhe me folë ma për këtë çështje”, i tha ajo.

    Selmanaj replikoi ndaj kësaj deklarate duke thënë se në Qeverinë ku ai është zëvendëskryeministër, tema e të pagjeturve nuk do të konsumohet derisa të gjendet edhe viktima e fundit.

    Ai ka akuzuar deputetët e VV-së se po bëjnë politikë me viktimat, derisa në fund iu drejtua me fjalët: “Edhe mos dishim ne me ja u kthy, Zoti ka me ju kthy”.

    “Besoni që po më vjen marre prej juve.  E lexoni vetëm atë çka po ju përshtatet. Në këtë qeveri tema e të pagjeturve nuk do të konsumohet deri sa të gjendet edhe viktima e fundit, Ju që bëni politikë me të pagjeturit, edhe mos dishim ne me ja u kthy, Zoti ka me ju kthy”, u shpreh Selmanaj. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!