Pas pranisë së kryeministrit Albin Kurti në inaugurimin e shtatores së ish-presidentit Ibrahim Rugova, deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj thotë se tani që është koha e zgjedhjeve, i duhet Kurtit të vjedh pak lavdi nga Rugova.
Sipas tij, Kurti dhe politika e tij nuk kanë asgjë të përbashkët me Rugovën.
Ai madje përmendi edhe presidenten Vjosa Osmani e Donika Gërvallën, duke thënë se guxuan të shanin LDK’në por nuk guxuat të kundërshtonit Kurtin në skandalet e tij.
“Ndërsa ju “guximtarët”, bashkë me “krye-guximtaren” që sot është presidente, ju që guxuat të shanit e të hidhni vrerë mbi LDK-në, nuk guxuat as me gjysmë fjale të kundërshtonit Kurtin në të gjitha skandalet e mësipërme. Madje as kur ua shuajti partinë nuk guxuat të bëni zë”, shkroi Selmanaj në Facebook
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.