×
  • Lajme
  • Lajme

    Selmanaj: Vlerësimet e Haradinajt për dialogun janë artificiale dhe pa materie

    Reporteri
    25 Gusht 2020 | 20:10
    Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj

    Përplasjet në mes të partnerëve të koalicionit kanë vazhduar edhe pas takimit të një dite më parë mes liderëve të këtij koalicioni.


    Lideri i LDK-së Isa Mustafa ka thënë se proceset politike me të cilat po ballafaqohet vendi kërkojnë bashkëpunim dhe besim reciprok të të gjithë aktorëve. Mustafa la të hapur mundësinë e konfigurimit të qeverisë.

    Ndërkaq numri dy i qeverisë nga LDK-ja Driton Selmanaj ka thënë se me liderin e AAK-së nuk kanë dallime për dialogun por ka pasur keqkuptime.

    Sipas Selmanajt vlerësimet e Haradinajt për këtë proces ishin pa materie dhe artificiale.

    “Vlerësimi ynë është se qëndrimet dhe vlerësimet e që Haradinaj po i jep për procesin e dialogut nuk kanë substancë dhe pa materie. Janë artificiale dhe prandaj dhe i kemi informu nga dora e parë duke i thënë se kjo qasje për neve nuk është e pranueshme”, tha Selmanaj për televizionin publik të Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!