×
  • Lajme
  • Lajme

    Senati amerikan konfirmon Jeffrey Hovenier për ambasador në Kosovë

    Reporteri
    19 Nëntor 2021 | 7:35

    Senati amerikan ka konfirmuar Jeffrey Hovenier për ambasador në Kosovë, shkruan Reporteri.net.

    Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në Twitter, ku konfirmohet se Jeffrey Hovenier do të jetë ambasador i ri i SHBA-ve në Kosovë.

    Në korrik të këtij viti, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka nominuar Jeffrey M. Hovenier për ambassador të SHBA-së në Kosovës.

    Hovenier ka shërbyer edhe më parë në Kosovë si pjesë e Organizatës së Kombeve të bashkuara.

    Ai është një diplomat karriere i shërbimit të jashtëm amerikan që ka qenë pjesë e stafit të të Dërguarit të Posaçëm të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës.

    Hovenier aktualisht është zëvëndësshef i misionit të Ambasadës së SHBA-së në Ankara të Turqisë. Ai gjithashtu ka shërbyer edhe në ambasadën e SHBA-së në Berlin si dhe në misionet e SHBA-së në Kroaci, Greqi, Panama, Paraguai dhe Peru.

    Në Uashington ai ka kryer detyrën e Drejtorit për Çështjet të Evropës Qendrore dhe Juglindore në Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe në Byronë e Departamentit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike me përgjegjësi për NATO-n dhe Çështjet e Evropës Qendrore.

    Në pozitën e ambasadorit në Prishtinë, ai do të zëvëndësojë, ambasadorin e tanishëm, Philip Kosnett. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!