×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbët në jug të Ibrit në prag të largimit nga institucionet e Kosovës, thotë Vuçiç

    Reporteri
    02 Dhjetor 2022 | 14:08
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç

    Presidenti i Serbisë në një konferencë të përbashkët për shtyp me Komisionarin Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi, ka thënë se edhe serbët në jug të lumit Ibër “janë në prag të largimit nga institucionet e Kosovës”, raporton gazeta online Reporteri.net.

    “Serbët në jug të Ibrit janë në prag të largimit nga institucionet e Kosovës. Situata është duke u zier, njerëzit s’mund të durojnë më. Ne në Beograd mezi ndjejmë çfarë ndjejnë njerëzit atje. Njerëzit s’do ta durojnë më terrorin e Kurtit, por askush s’dëshiron të dëgjojë. Nëse kjo ka qenë mënyrë për të më dëgjuar, atëherë një gjë e paskam bërë mirë”, ka thënë ai.

    Madje, ai tha se serbët në pjesën veriore të vendit, të cilët janë dorëhequr nga institucionet e vendit më 4-5 nëntor, “janë në prag të vendimit që të mos lejojnë askë të hyjë më në veri”.

    Vuçiç akuzoi Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, me gjuhën e njëjtë të djeshme ku e quajti “llum terrorist” pas emërimit të Nenad Rashiç si ministër i ri për Komunitete dhe Kthim, politikanë ky i cili nuk është i Listës Serbe.

    Vuçiç tha se “nuk e tërheq asnjë fjal mbrapsht” për kryeministrin Kurti, dhe se “edhe sot mendoj njëjtë”, derisa edhe akuzoi BE’në për reagim të plogësht ndaj këtij emërimi.

    “Mjaftni më me këtë ‘të dyja palët’”, tha Vuçiç duke iu referuar deklaratës së zëdhënësit të BE’së, Peter Stano, që palët të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të mos krijojnë tensione të mëtejme./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!