Para stacionit policor në pjesën veriore të Mitrovicës ka nisur një protestë, për shkak të arrestimit të politikanit serb, Aleksandar Arsenijeviq.
Arsenijeviq u arrestua të mërkurën (dje) pasi fishkëlleu me bilbil kundër vizitës së zyrtarëve kosovarë në shëtitoren e Mitrovicës. Është hera e pestë që arrestohet në më pak se dy muaj, raporton “Kossev”.
Zakonisht, lideri i Demokracisë Serbe u lirua pas intervistimit. Kësaj radhe është ndaluar për 48 orë.
Për këtë arsye, dhjetëra qytetarë janë mbledhur për të kërkuar lirimin e tij.
Në protestë është edhe kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.