Operacioni i Policisë së Kosovës, në Veri, ka nxitur reagime në Beograd, e kjo siç duket ka reflektuar edhe te disa qytetarë në Mitrovicë të Veriut.
Pasi Policia arrestoi sot 19 zyrtarë policorë për keqpërdorim të detyrës, kontrabandë e ryshfet, një banor serb i Veriut me flamur të Serbisë i është afruar urës së Ibrit që ndan Mitrovicën në dy pjesë.
Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, banori serb që po vraponte rreth urës u pengua nga Policia e Kosovës.
Në videon që ka marrë Gazeta Express, rreth urës shihen edhe forcat e KFOR’it italian.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.