×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbia hoqi gjendjen e jashtëzakonshme

    Reporteri
    07 Maj 2020 | 8:07

    Parlamenti serb votoi në mbrëmje për të hequr gjendjen e jashtëzakonshëm të dekretuar më 15 mars për të luftuar pandeminë e koronavirusit të ri.


    “Serbia ka përmbushur të gjitha kushtet e përcaktuara nga Organizata Botërore e Shëndetit për të lehtësuar masat në fuqi”, tha kryeministrja Ana Brnabic, duke iu drejtuar deputetëve.

    “Për më shumë se shtatë ditë Serbia ka patur më pak se 5 % të infektuar, që është një nga kushtet kryesore për të hequr gjendjen e jashtëzakonshme”, shtoi ajo.

    Që nga 15 marsi, në vend u vendos një shtetrrethimi nga ora 18:00 deri në 05:00 të mëngjesit në ditë pune dhe shpesh mbyllej për tërë fundjavën nga e premtja deri të hënën.

    Pothuajse 10 000 njerëz në Serbi u infektuan dhe më shumë se 200 vdiqën nga COVID-19.

    Që nga e hëna, Serbia ka lehtësuar masat kufizuese, me rihapjen e restoranteve dhe kafeneve, si edhe me rifillimin gradual të transportit publik në qytetet e mëdha.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!