Marjan Gjoka nga Gjakova, i arrestuar të dielën në Serbi, është liruar sot nga paraburgimi.
Njoftimin e kanë dhënë për Gazeten Online “Reporteri.net”, familjarë të tij.
Gjoka që është zyrtar i lartë i ATK-së në Gjakovë, ndodhet rrugës për kthim në Kosovë.
Atij një gjykatë në Serbi i kishte caktuar dje një muaj paraburgim. Megjithëkëtë, sot ai është liruar.
Marjan Gjoka u arrestua tre ditë më parë në kufirin Kroaci-Serbi, derisa po kalonte transit në territorin serb, me veturë.
Gjoka, sipas pretendimeve të shtetit serb, dyshohet se ka qenë pjesë e grupeve terroriste. Fjala është për pjesëmarrjen e tij në UÇK.
Ndaj Marjan Gjokaj, siç ka raportuar Gazeta Online “Reporteri.net”, shteti serb i regjimit të Millosheviqit kishte lëshuar urdhër-arrest qysh në kohen e luftës së fundit.
Për arrestimin e Gjokajt kishte reaguar edhe MPJ-ja, përmes Zyrës së BE-së. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.