×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbia tregon dhembët, një muaj paraburgim për ish-pjesëtarin e UÇK-së

    Reporteri
    28 Maj 2019 | 15:40

    Një muaj paraburgim ka caktuar një gjykatë serbe ndaj Marjan Gjoka. Vendimi është dhënë para pak minutash, shkruan Reporteri.net. 


    Marjan Gjoka u arrestua dy ditë më parë në kufirin Kroaci-Serbi, derisa po kalonte transit në territorin serb, me veturë.

    Gjoka, zyrtar i lartë i ATK-së në Gjakovë, sipas pretendimeve të shtetit serb, dyshohet se ka qenë pjesë e grupeve terroriste. Fjala është për pjesëmarrjen e tij në UÇK.

    Masën e paraburgimit ndaj tij e kanë konfirmuar për Reporteri.net, të afërm të 42 vjeçarit nga Gjakova.

    Ndaj Marjan Gjokaj, siç ka raportuar Gazeta Online “Reporteri.net”, shteti serb i regjimit të Millosheviqit kishte lëshuar urdhër-arrest qysh në kohen e luftës së fundit.

    Vendimi i gjykatës serbe ka ardhur në ditën kur Policia e Kosovës kreu një aksion të gjerë në veri të vendit kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës serbe, që rezultoi me arrestimin e disa pjesëtarëve serb të policisë, përfshirë edhe komandantë stacionesh policore të komunave serbe të Kosovës. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!