×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbia po malterton shqiptarët e Preshevës me adresat e tyre në dokumente

    Reporteri
    28 Shkurt 2020 | 22:53

    Qytetarët e shumë rrugëve të qytetit të Preshevës po maltretohen rëndë këto ditë me rregullimin e dokumentëve të udhëtimit shkaku i gabimeve në emërtimin e rrugëve, raporton rtvpresheva.com


    Deri më tani qytetarët e Preshevës për të rregulluar dokumentët e udhëtimit janë ballafaquar me probleme të shumta, siç janë pritjet e gjata në administratën e policisë por edhe me rregullimin e numrit të shtëpive, pasi që pa fajin e tyre, në adresat e shtëpive nuk i është shënuar numri i shtëpisë por në shumicën dërmuse të rasteve i ka figuruar BB (Pa numër). Kjo ka shkaktuar maltretime të shumta për qytetarët si dhe pagesa shtesë për ta edhe pse qytetarët nuk kanë asnjë faj pse ka gabuar dikush në administratë.

    Tani është shtuar edhe një problem shtesë për shumë banorë të rrugëve të Preshevës. Kështu banorët e rrugës Sava Kovaçeviç duhet të përballen me këtë problem vetëm për një shkronjë të shkruar gabimisht – në vend të Sava duhet Save Kovaçeviça! Ndërsa banorët e rrugës Karposh duhet gjithashtu të përballen me këtë problematikë pasi që deri tani atyre në dokumente i kishte shkruar rruga Hristijan Karposh e tani u thuhet se rruga quhet vetëm Karposh.

    Rasti më i rëndë paraqitet për banorët e rrugës Dragutin Filipovic. Atyre në dokumente deri tani i ka figuruar rruga Dragutin Filipovic siç edhe mund të shihet në foto, kurse tani banorët e kësaj lagje duhet të shpenzojnë shumë kohë dhe para për ta ndryshuar rrugën në Dragoljub Filipoviq pasi që sipas administratës policore rruga me emrin Dragutin nuk egziston!

    Në administratën policore në rrugë jozyrtare rtvpresheva.com i është thënë se fajin për këto gabime e mban administrata komunale e cila në kohën kur janë ndërruar pasaportat dhe letërnjoftimet e vjetra në ato biometrike, numrat e shtëpive nuk janë shkruar fare por në vend të numrit është shkruar BB.

    Por shtrohet pyetja, a duhet dikush nga organet kompetente të miret me këtë problem të madh për qytetarët tanë? Deri sot askush nuk ka marë mundin që të angazhohet në zgjidhjen e këti problemi. Pse qytetarët të maltretohen me muaj të tërë dhe të shpenzojn para të majme kur ata nuk kanë aspak faj pse dikush në vend të Dragoljubit ka shkruar Dragutinin?

    Kjo çështje do duhej urgjentisht të shqyrtohet edhe nga Kuvendi Komunal i Preshevës dhe të ndihmohen qytetarët, sepse nga Presheva nuk po ikin qytetarët vetëm nga situata e rëndë ekonomike dhe papunësia, ata po ikin edhe nga maltretimet e llojllojshme me të cilat ballafaqohen çdo ditë pa fajin e tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!